Arbnor Ramadani është një nga futbollistët më të mirë në vendin tonë tani e disa vite.
Mesfushori gjilanas ka qenë lojtari kryesor i Llapit viteve të fundit, por aventura në Podujevë mund të përfundojë së shpejti.
Përkundër se ka kontratë me Llapin, Ramadani është vërshuar nga ofertat e klubeve të tjera.
Gazeta Olle mëson se në adresë të tij kanë ardhur disa oferta nga klubet kosovare, përfshirë edhe dy rivalëte qytetit të Suharkës, Ballkani dhe Suhareka.
Megjithatë mesfushori ofensivë mund të luaj edhe në kampionatin maqedonas apo atë shqiptar.