Zvicra do të ndeshet sonte me Skocinë në kuadër të EURO 2024-shit.
Kombëtarja e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit e fitoi përballjen e parë në grupin A kundër Hungarisë.
Ndërkaq, tani parashihet që ta ketë më lehtë me Skocinë e cila u mund 4:1 nga Gjermania në xhiron e parë.
Kjo përballje do të fillojë nga ora 21:00.