Kombëtarja shqiptare do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj. Ndaj Kroacisë në orën 15:00 do të tentojnë vetmë fitoren, pasi ëshë e vetmja mënyrë për të shpresuar te kalimi i grupit.
Në “Volksparkstadio” kuqezinjtë do të luajnë “all-in” ndaj kroatëve. Sylvinho për fatin e mirë ka patur të gjithë lojtarët të gatshëm dhe në këtë mënyrë do të ketë mundësinë të zgjedhë 11-shen më në formë për duelin me kroatët. Braziliani pritet t’i besojë formacionit startues që luajti ndja Italisë, teksa me shumë gjasa do të ketë vetëm një ndryshim.
Taulant Seferi pritet të ulet në stol dhe Arbër Hoxha mund të marrë vendin e tijë. Paraqitjet e këtij të fundit duken se kanë bindur 50-të vjeçarin për t’i besuar një fanellë titullari. Në stol pritet të ulet edhe Ajeti dhe me shumë gjasa vendin e tij mund ta marri Ismajli.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja. Trajner: Sylvinho.