Bruno Dita rikthehet në shtëpi.
31-vjeçari do të jetë pjesë e Dinamos nga edicioni i ri futbollistik, duke u rikthyer kështu në ekipin ku u formua si futbollist.
Mesfushori është prezantuar nga klubi kryeqytetas, që e ka ilustruar afrimin e Ditës edhe me disa foto në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e Akademisë së “nëndetëses blu”.
Në njoftimin e klubit thuhet se ka qenë insistimi i presidenti Bardhi që Dita t’i bashkohet Dinamos.
Po ashtu bëhet e ditur se 31-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare. Dita ka luajtur në të shkuarën për Besën, Teutën dhe Shkëndijën e Tetovës dhe Skënderbeun. Me korçarët mesfushori është angazhuar dhe në grupet e Europa League.