Makineria serbe është ngritur në këmbë duke bërë lloj lloj propagande kundër shtetit të Kosovës.
Edhe pse kombëtarja e Kosovës nuk është kualifikuar në Kampionatin e Evropian, emri i shtetit tonë është më i përfoluri.
Një farë pamfleti serb, “Kurir” ka shkarravitur” kësisoj:
“Një skandal i ri e i egër dhe provokim brutal në Kampionatin Evropian.
Para stadiumit ku Serbia do të luajë ndeshjen e xhiros së dytë të Euros 2024 kundër Sllovenisë (e enjte, ora 15.00), është parë një huligan me fanellën e Shqipërisë duke valëvitur flamurin e shtetit të Kosovës.
Kjo është një tjetër në serinë e skenave të turpshme të fansave shqiptarë që tashmë janë vënë në qendër të vëmendjes së publikut për shfaqjen e shqiponjës dykrenore, simbolin e Shqipërisë së madhe.
Për shkak se e shfaqën këtë simbol në transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes, shqiptarët u gjobitën me 10 mijë euro dhe mund të thuhet se UEFA për pak i shpërbleu. Nëse dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë skandal, mbetet për t'u parë”.
Makinerisë serbe i pengon çdo gjë që e ka emrin Kosovë dhe shqiptarë dhe një ofensivë e paskrupullt.