Shqipëria zbret në fushë sot me fanellat e “fatit”, shihni pamjet brenda dhomave të zhveshjes!
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ndryshojë fanella për ndeshjen e dytë të Euro 2024. Nëse në ndeshjen e parë ekipi u shfaq në fushë me fanellat kuqezi, këtë herë do të jetë kompleti tjetër që do të bëjë “debutimin” në Europian.
Siç tregohet nga pamjet e shfaqura nga UEFA në dhomat e zhveshjeve, Shqipëria do të luajë me kompletin e zi të saj, i cili është përdorur edhe në ndeshjet kualifikuese apo miqësoret e fundit.
Në Euro 2016, fitorja e vetme e Shqipërisë ndaj Rumanisë erdhi në ndeshjen ku u përdor fanella e zezë nga kombëtarja jonë.