Kroacia do të luajë ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian.
Kroatët do të luajnë kundër Shqipërisë të mërkurën në orën 15:00, shkruan media kroate “24 sata”.
Kroatët e humbën ndeshjen e parë me rezultat 0:3 nga Spanja, ndërsa Shqipëria me 2:1 nga Italia
“Atmosferë e shkëlqyeshme pritet në ndeshjen më të rëndësishme për kombëtaren kroate të futbollit këtë vit.
Tifozët kroatë janë mbledhur që në mëngjes në Hamburg, do të jenë rreth 20 mijë kroatë në stadium në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Vëllezërit binjakë Mate dhe Luka Palestrina Maziç erdhën me stil në ndeshjen e sotme në Hamburg.
Ndryshe nga sa pamë mes tifozëve të Anglisë dhe Serbisë dhe Turqisë e Gjeorgjisë, ku nuk mungonin aktet e dhunshme.
Ata e quajnë njëri-tjetrin "vëlla". Në fanellën e tifozëve kuqezi shkruhet: “Vëllai për vëllaun, shqiptari për kroatët”. Dëgjohen edhe thirrje kundër Serbisë dhe kombëtares së këtij vendi”, shkruan mes të tjera media kroate.