Tifozët i japin zemër Kombëtares para fillimit të sfidës!
Diçka më pak se 1 orë na ndanë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Volksparkstadion”, të Hamburgut do të sfidojnë Kroacinë.
Pra, në sfidën e dytë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Zjarrtit” do të kërkojnë një rezultat të madh.
Në stadium kanë filluar të hyjnë tifozët e parë, të cilët janë pozicionuar të tribunat e tyre dhe kanë nisur menjëherë të mbëshesin Kombëtaren në prag të kësaj sfide.