Mërgimtari nga Gjermania ka vendosur dy flamujt në veturën e tij

Futboll

Mërgimtari nga Gjermania ka vendosur dy flamujt në veturën e tij

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 14:34
Pamje

Duket se atmosfera sa shkon e bëhet më interesante në Hamburg, ku prej orës 15:00 takohen Kroacia e Shqipëria.

Mërgimtari i quajtur Arbër, është një shqiptar që jeton në Gjermani, ndërsa vëllai i tij jeton në Split. Ai ka mbuluar veturën me flamur shqiptar dhe flamur të Kroacisë.

Sipas “24sata.hr”, Arbëri ka lidhje afariste me Kroacinë, ndërsa e pret vëllain së bashku me 15 mysafirë për ndeshje.

Për të dy Kombëtaret, ndeshja është vendimtare.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kroacia presin përkrahje të madhe nga tifozët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat