Vangjel Zguro do të jetë lojtari më i ri i Partiznait.
Mbrojtësi transferohet në kryeqytet si lojtari i lirë, pasi mbylli aventurën e tij te Struga. Me këtë të fundit u shpall kampion dhe tashmë rikthehet në Superiore.
“Demat” bëjnë kështu goditjen e dytë në merkato, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i mbrojtësit. Ish-lojtari i Kukësit nuk ka humbur kohë dhe i është bashkuar grupit të lojtarëve në stërvitje.
Zguro kështu do të jetë një “armë” plus për Orges Shehin për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sezonin e ri. Kujtojmë se në Shqipëri ka laujtur edhe me Skënderbeun, Luftëtarin dhe Bylisin.