Tomisllav Ivkoviq, ish portieri i mirënjohur kroat, çuditet me lojën e Shqipërisë dhe në anën tjetër goditi Kroacinë.
Kroacia ka barazuar me rezultat 2:2 me Shqipërinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian.
“Nëse dikush do të na kishte mbledhur herën e parë, nuk do të kishim luajtur aq keq sa sot”, komentoi ish-portieri dhe trajneri Tomislav Ivkoviq për paraqitjen e kombëtares sonë në pjesën e parë”, shkruan media kroate “24 sata”.
“Kroacia luajti një pjesë të parë shumë të dobët në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Kjo u reflektua edhe në rezultat”, ka komentuar eksperti i HRT-së Tomisllav Ivkoviq, duke kritikuar ashpër taktikën, qasjen dhe lojën.