Gjermani lider i grupit
Gjermania ka shënuar fitoren e radhës në Grupin A të Kampionatit Evropian.
Gjermanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Hungarisë, kësisoj siguruan kalimin në të tetën e finales.
Kjo humbje ia ka vështirësuar jetën hungarezëve për kualifikim, ndërsa gjermanët e presin me qetësi sfidën e fundit të Grupit kundër Zvicrës.
Në minutën e 11-të, Havertz ballë për ballë me portierin hungarez, ky i fundit më i suksesshëm.
Gjermania - Hungaria 2:0
Stadiumi "MHPArena" në Stuttgart.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shikues: 50.000.
Shënues: Musiala (22')..
Kartona të verdhë: Rudiger - Varga.
Gjermania: Neuer, Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstadt, Andrich (Can 72'), Kroos, Gündogan (Undav 84'), Musiala (Fuhrich 72'), Wirtz (Sane 58') dhe Havertz (Fullkrug 58').
Hungaria: Gulacsi, Fiola, Orban, M. Dardai, Bolla (Adam 76'), A. Nagy (Kleinheisler 64'), Schafer, Kerkez (Z. Nagg 76'), Sallai (Csoboth 87'), Szoboszlai dhe Varga (Gazdag 87').
Mbrojtja e Hungarisë e shpërqendruar në minutën e 22-të, ku lojtari Musiala nuk fali nga afërsia duke shënuar për 1:0.
Në minutën e 26-të, futbollisti Dominik Szoboszlai nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, goditi bukur dhe Neuer me mund të madh shpëtoi portën e tij.
Në minutën e 67-të, Gündogan me një goditje të fortë e përtoke nga rreth 11 metra shënoi për 2:0.
Në minutën e 90-të Kimmich i Gjermanisë, shpëtoi gol të sigurtë, duke e hequr topin nga vija fatale.
Gjermania kryeson me 6 pikë, pasojnë Zvicra me 3 (një ndeshje më pak), Hungaria 0 dhe Skocia 0 pikë (një ndeshje më pak).
Më 23 qershor do të takohen: Zvicra – Gjermania (21.00) dhe Hungaria – Skocia (21.00).