​Kurti pas ndeshjes: Pjesa e parë ishte e jona, e dyta e Kroacisë

Futboll

​Kurti pas ndeshjes: Pjesa e parë ishte e jona, e dyta e Kroacisë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 17:54
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovëss, Albin Kurti, shkruar pas ndeshjes Kroaci-Shqipëri e cila përfundoi me barazim.

Kurti tha se “Ëndrra vazhdon”, derisa shtoi se Shqipëria gjithmonë na mbush ndjenja dhe entuziazëm.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë.

Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat