Një moment interesant mes Luka Modriçit dhe Kristjan Asllanit.
Media kroate “24 sata” ka shkruar se Modriç është i hidhëruar nga barazimi me rezultat 2:2 me Shqipërinë.
“Luka Modriç i dëshpëruar, por shqiptarit nuk i intereson! Mirëpo, në atë moment mjaft miqësor, Modriçit iu afrua anëtari i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani, ndoshta lojtari më i mirë i kombëtare shqiptare dhe anëtar i Interit.
Asllani i ka kërkuar Modriçit të ndërrojë fanellat, por ndoshta nuk e ka zgjedhur momentin më të mirë për këtë.
Në atë kohë, Modriqp ishte ende në përshtypjen e ndeshjes dhe i dha sinjalin Asllanit se do të ndërronte fanellat në teshatore.
Shqiptari nuk e fajësoi për këtë, por i zgjati dorën Modriçit dhe e ndihmoi të ngrihej në këmbë”, shkruan media kroate.