Xhaka e Shaqiri titullarë, Zvicra fiton një pikë me Skocinë
![](/media/botasot.info/images/2024/June/19/auto_001718830439.jpg)
Zvicra ka barazuar me rezultat 1:1 me Skocinë, në takimin e xhiros së dytë në Grupin A të Kampionatit Evropian në futboll.
Fall Xherdan Shaqirit që sonte u rikthye titullar, Zvicra shijoi pikën e madhe ndaj skocezëve.
Ndeshje me plot raste, dy gola dhe një shtyllë pingule u qlllua.
Skocia herë pas here ishte e rrezikshme për portën e portierit Sommer.
Skocia - Zvicra 1:1
Stadiumi "RheinEnergie" në Koln.
Shikues: 40.000.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).
Shënues: Schar (13' - autogol) - Shaqiri (26').
kartona të verdhë: McTominay, McKenna, McGinn - Rodriguez, Sierro.
Skocia: Gunn, Hanley, Hendry, Tierney (McKenna 61'), Ralston, McTominay, Gilmour (McLean 79'), Robertson, McGinn (Christie 90'), C. McGregor dhe Adams (Shankland 90').
Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, R. Rodriguez, Widmer (Stergiou 86'), Freuler (Sierro 75'), G. Xhaka, Aebischer, Shaqiri (Embolo 60'), Vargas (Rieder 75') dhe Ndoye (Amdoun 86').
Në minutën e 13-të, Fabian Schar ia ndërroi kahjen topin duke shënuar autogol, 1:0. Gëzimi për skocezët nuk ka zgjatur më shumë se 13 minuta.
Xherdan Shaqiri nga rreth 20 metra shënoi eurogol në këndin e epërm, 1:1 në minutën e 26-të.
Goli i tij spektakolar ngriti në këmbë gjithë stadiumin.
Në minutën e 32-të, Ndoye në pozitë ideale e nga afërsia, por portieri skocez Gunn bëri mrekulli, shpëtoi portën e tij.
Tre minuta e fundit të pjesës së parë (42') Granit Xhaka dërgoi gjuajtje të fortë por nuk befasohet portieri skocez.
Në minutën e 58-të, Ndoye i Zvicrës habit të gjithë, humb rastin e qind për qindtë.
Në minutën e 67-të, fat i madh për Zvicrën.
Shtylla e djathtë pingule e shpëtoi Zvicrën.
Grant Hanley i pafat, goditja nuk hyri në portën e Sommerit, shtylla ia mohoi golin.
Në minutën e 90-të, Amdouni i Zvicrës lëshoi një rast të mirë për gol, gjuajti jashtë portës.
Gjermania kryeson me 6 pikë, pasojnë Zvicra me 4, Skocia 1 dhe Hungaria 0 pikë.
Më 23 qershor do të takohen: Zvicra – Gjermania (21.00) dhe Hungaria – Skocia (21.00).