Vangjel Zguro është zyrtarisht lojtari më i ri i Partizanit.
Këtë lajm e bën publik klubi i “Të Kuqve” të kryeqytetit, i cili thekson se mbrojtësi ka firmosur për të qenë pjesë e Partizanit për një sezon.
"Partizani njofton arritje e marrëveshjes me Vangjel Zguron.
Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive në Maqedoninë e Veriut ku fitoi titullin kampion me Strugën.
Zguro ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1-vjeçare”-njofton Partizani", njofton Partizani/