Zvicra nuk mori më shumë se një barazim (1:1) në duel me Skocinë, në takimin e xhiros së dytë të Grupit A të Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjermani.
Futbollisti Xherdan Shaqiri shënoi eurogol nga rreth 20 metra në minutën e 26-të, duke barazuar rezultatin 1:1.
“Goditja gjeniale e Shaqirit na bën të ëndërrojmë të tetën e finales”, shkruan mes të tjera mediumi i madh zviceran “Blick”.
Gjermania kryeson me 6 pikë, pasojnë Zvicra me 4, Skocia 1 dhe Hungaria 0 pikë.
Më 23 qershor do të takohen: Zvicra – Gjermania (21.00) dhe Hungaria – Skocia (21.00).