Kombëtarja e Zvicrës mori një pikë (1:1) ndaj Skocisë
Ishte një betejë mes kombëtares zvicerane dhe Skocisë.
Shaqiri shënoi eurogol në minutën e 26-të duke barazuar rezultatin 1:1.
“Ishte një gabim i kundërshtarit që e shfrytëzova maksimalisht. Ishte një goditje perfekte.
Është një gol shumë i bukur dhe i rëndësishëm.
Ne donim të fitonim. Lojërat e mëdha janë bërë për mua”, tha Shaqiri për televizionin zviceran “SFR”.
“Familja ime tani pret që unë të shënoj një gol të tillë në çdo turne.
Por unë qëndroj me këmbë në tokë, dua të ndihmoj skuadrën. Ishte një barazim i drejtë”, tha ndër të tjera Shaqa.