Xherdan Shaqiri u shndërrua në protagonist absolut me fanellën e Zvicrës në barazimin 1:1 që kombëtarja helvete arriti ndaj Skocisë duke u bërë pjesë e listës së lojtarëve Europianë që kanë shënuar 10 gola ndërmjet Botërorit dhe Europianit.
Në këtë listë bëjnë pjesë emra të mëdhenj të futbollit si Rummenigge, Lineker, Zidane, Bergkamp, Muller, si dhe nuk mund të mungojë Xherdan Shaqiri, lojtar me performancë shumë të lartë në evente të mëdha..
Gjermania kryeson me 6 pikë në Grupin A, pasojnë Zvicra me 4, Skocia 1 dhe Hungaria 0 pikë.
Më 23 qershor do të takohen: Zvicra – Gjermania (21.00) dhe Hungaria – Skocia (21.00).