Abdixhiku: Potenciali që ka Zhegrova është aset kombëtar

Futboll

Abdixhiku: Potenciali që ka Zhegrova është aset kombëtar

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 11:07
Edon Zhegrova dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot ka postuar një fotografi me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai ka thënë se Zhegrova është një djalë i jashtëzakonshëm, i sjellshëm, i dashur dhe përplot me kujdes.

Abdixhiku ka shtruar që potenciali i Zhegrovës është aset kombëtar.

“Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm. Përveç se talent e profesionist që po shijon e krijon majat e futbollit evropian, ai është dhe i sjellshëm, i dashur e përplot me kujdes. Prandaj takimet me të janë gjithnjë kënaqësi. Potenciali që ka, ndërsa, janë aset kombëtar!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat