“Arma sekrete” e Anglisë

Futboll

“Arma sekrete” e Anglisë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Lojtarëve të Anglisë u jepet lëng turshie për të ndihmuar në parandalimin e ngërçeve në Kampionatin Evropian.Mbrojtësi i krahut të “Tre luanëve”, Kieran Tripier u akuzua në mënyrë të rreme për doping nga tifozët në mediat sociale, pasi u pa duke konsumuar një “ilaç sekret magjik” gjatë fitores 1-0 të skuadrës së tij kundër Serbisë të dielën.

Anësori, të cilit Garet Sauthgejt i beson krahun e majtë, ndërsa Ljuk Shou vazhdon të rikuperohet nga lëndimi, trembi tifozët për më të keqen gjatë momenteve të fundit të ndeshjes hapëse të Anglisë në “Euro 2024”, duke u shtrirë në fushë pas një dëmtimi.

Por për fat të mirë për Anglinë dhe yllin e Njukasëllit, ai vuante vetëm nga ngërçi dhe u rikthye me shpejtësi në këmbë për të shtrirë këmbën e djathtë mbi tabelën e reklamave, përpara se të gëlltiste dy zarfe të veçantë që ia dha një mjek i ekipit.

Tripier qëndroi në fushë deri në fund të ndeshjes dhe për t’i siguruar Anglisë një portë të paprekur, me skuadrën e Sauthgejtit që qëndron në krye të Grupit C përpara ndeshjes së tyre të dytë kundër Danimarkës të enjten. Por mënyra në të cilën Tripier u ngrit menjëherë në këmbë i shtyu fansat dyshues të vënë në pikëpyetje ilaçin sekret dhe përmbajtjen e tij, me disa që shkuan aq larg sa të akuzonin në mënyrë të rreme mbrojtësin e krahut për “doping drejtpërdrejt në televizion”.

“Eh, çfarë po ndodh këtu? Tripier i bën vetes një injeksion”, postoi një tifoz në rrjetet sociale. Një tjetër shkroi: “Kur Tripier kapet me doping në TV drejtpërdrejt. Anglia duhet të skualifikohet”. Kampi i “tre luanëve” ka marrë me vete lëng turshie për “Euro 2024”, sepse pija është e njohur për vetitë e saj për të ndihmuar në luftimin e ngërçit. Studimet kanë zbuluar se ajo frenon ngërçet deri në “40 për qind më shpejt se sa të pish ujë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat