E ardhmja e mesfushorit francez Adrien Rabiot është ende e paqartë. Kontrata e tij me Juventusin skadon më 30 qershor dhe ai mund të largohet si një transferim i lirë, ashtu sikurse edhe erdhi në vitin 2019.
Edhe pse është përfolur për një interesim të fortë të skuadrave britanike, orët e fundit edhe Real Madrid po mendon për lojtarin.
Mesfushori 29-vjeçar tundon skuadrën spanjolle, ku kolonia franceze është e madhe.
Rabiot ka përvojë në arenën ndërkombëtare, një mesfushor që do t’i bënte shumë punë trajnerit Ançeloti. Me fanellën bardhezi ai ka realizuar 22 gola në 212 ndeshje, duke qenë lider, por aventura në Torino mund të ketë përfunduar.
Rabiot ka deklaruar se do të presë Europianin për të vendosur, por klubi “merengues” po kontakton me nënën e lojtarit, që është edhe menaxherja e tij.
Spanjollët ofrojnë një rrogë më të mirë se ajo e Juventusi. Për momentin jemi ende ne fazën e bisedimeve, por mbetet për t’u bindur vetëm lojtari, pasi Juventus nuk ka më asnjë fuqi tek ai. “Bardhezinjtë” i kanë ofruar rinovimin gjithashtu, ndaj do të jetë vetë Rabiot ai që do të vendosë.