Ish kampioni i arteve marciale mikse Konor MekGregor ka vënë bast 60 mijë dollarë që Kristiano Ronaldo të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë të Kampionatit Europian 2024.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, irlandezi ka publikuar një foto ku tregon bastin e vënë. Në rast se CR7 shpallet golashënuesi më i mirë, atëherë MekGregor do të fitojë 900 mijë dollarë.
Në ndeshjen e parë të “Euro 2024”, atë të fituar 2-1 ndaj Republikës Çeke, Kristiano Ronaldo nuk realizoi asnjë gol.
MekGreor, ylli i MMA, sipas “Forbes”, ishte sportisti më i paguar në botë në vitin 2020, me fitime prej rreth 180 milionë dollarësh, shumica e të cilave erdhën nga marrëveshjet tregtare dhe sponsorizimet. Atë vit ai ishte një nga vetëm katër sportistët që fitoi më shumë se njëqind milionë dollarë, përpara Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.