Legjenda e futbollit kroat dhe Hajdukut të Splitit, Zoran Vuliq, nuk pajtohet me barazimin e Kroacisë me rezultat 2:2 me Shqipërinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A të Kampionatit Evropian.
Vuliq ka kritikuar ashpër futbollistët e Kroacisë.
“Pjesën e parë e luajtëm si fillestar.
Dhe nëse nuk mund të kaloni një lojtar, është më mirë të qëndroni në shtëpi...”, thotë Vuliq për mediumin kroat “24 sata”.
“Skuadra që është e dyta në botë nuk duhet të pësojë një gol të tillë në minutën e fundit dhe sidomos të mos pësojë pesë gola në dy ndeshje.
Ne nuk ishim Kroacia që mund të bëheshim dhe që ishim”, tha mes të tjera Vuliq.