Mungojnë vetëm pak orë për të kuptuar se cila do të jetë kombëtarja që do ta mbyllë në vend të parë grupin e “ferrit” të këtij Europiani.
Në Gelsenkirshen, sot në 21:00, do të zbresin në fushë Spanja dhe Italia, me këtë të fundit që ka gati një plan konkret për të provuar së ndaluari në çdo mënyrë “Furinë e kuqe”, e cila shihet favorite për fitoren e mbrëmjes së sotme.
Pas suksesit shumë të lehtë kundër Kroacisë, Luçiano Spaleti, ka ekzekutuar në stërvitjet e fundit disa mundësi, më konkretisht 4 mënyra sesi mund të bllokojë forcën goditëse të Spanjës, e cila edhe pse nuk ka më Ksavit, Iniestat e Torresat vazhdon që të jetë e frikshme.
Italia synon kreun e Grupit B!