Pasi bleu përfundimisht Charles De Ketelaere Atalanta po tenton një tjetër përforcim nga Milani.
Fituesit e Europa League po tentojnë të sigurojnë shërbimet e Alexis Saelemaekers, i cili sezonin e fundit e kaloi në huazim te Bologna.
Belgu nuk dëshiron të vijojë me kuqezinjtë e Fonsecas dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Bergamo.
12 mln euro kërkojnë drejtuesit e Milanit për ta lënë të lirë, shumë që Atalanta nuk e ka problem ta paguajë.
Juventusi është një tjetër klub që pëlqen Saelemaekers, por zikaltrit kanë shfaqur interesim më konkret deri tani.
4 gola realizoi edicionin e fundit me Bolognën 24-vjeçari, i cili dhuroi edhe 3 asistime për shokët e skuadrës.