Sllovenia gabon në fund
![](/media/botasot.info/images/2024/June/20/auto_7771718895012.jpg)
Sllovenisë në çastet e fundit i ikë fitorja nga dora.
Sllovenët barazuan me rezultat 1:1 me Serbinë.
Sllovenia - Serbia 1:1
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Shikues: 65.000.
Gjyqtar: I.Kovacs (Rumania).
Shënues: Zan Karnicnik (69') - Joviq (90+5').
Kartona të verdhë: Janzha, Vipotnik - Mlladenoviq, Llukiq, Gaçinoviç e Joviq.
Sllovenia: Oblak, Karnicnik, Drkushiq, Bijol, Janzha, Stojanoviq (Verbic 76'), Elsnik (Brekallo 90+1’), Gnezda Cerin, Mlakar (Gorenc Stankoviq 64'), Sporar dhe Sesko (Vipotnik 76').
Serbia: Rajkoviq, Velkoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, A. Zhivkoviq (Birmanceviç 82'), Mladenoviq (Gaçinoviç 46'), Iliq, Llukiq (Milinkoviq-Saviq 64'), Vllahoviq (Joviq 64'), Tadiq (Samarxhiq 82') dhe A. Mitroviq.
Çudia sllovene, në sekonda e fundit gabuan dhe fitoren e artë e lëshuan..
Kjo nuk duhej.
Në minutën e 4-të, Cerin nga 20 metra kërcënon Serbinë por portieri Rajkoviq nuk mposhtet.
Në minutën e 8-të, Mlakar sërish kërcënon por portieri Rajkoviq reagon mirë.
Elsnik humb rastin që nuk humbet në minutën e 37-të, goditja e tij u ndal nga shtylla e majtë e Serbisë.
Në pjesën e dytë, Sllovenia i jep goditje të rëndë serbëve.
Në minutën e 58-të, futbollisti Sesko nga një pozitë si anash e nga rreth 20 metra, ka dërguar një projektil ndërsa portieri Rajkoviq mezi dëbon mbi portë.
Në minutën e 69-të, shpërthen festa në stadiumin në Munih. Zan Karnicnik nga afërsia shkund portën e majtë të Serbisë.
Ai shënoi pas asistimit të Elsnik.
Pas tre minutave, fati të sllovenët, traversa i shpëtoi.
Në minutën e 90+5. Joviq ka barazuar rezultatin.
Anglia kryeson në Grupin C me 3 pikë, pasojnë Sllovenia me 2, Danimarka 1 dhe Serbia 1 pikë.