Një barazim 1-1 ndaj skocezëve, që e afron Zvicrën drejt kualifikimit në 1/8 finale.
Granit Xhaka tha se kishin krijuar shumë raste, duhet të merrnin më tepër se vetëm një pikë.
Më pas pati komplimente për Shaqirin, autor i një “vepre balistike”, super golit që solli barazimin për helvetët.
“Pamë pse Shaqiri është kaq i rëndësishëm.
Nuk ka shumë lojtarë që e kanë këmbën e majtë si të tijën”.
Kujtojmë se ndeshja e fundit në grup e Zvicrës do të jetë kundër gjermanëve, të cilët janë kualifikuar tashmë në 1/8 finale, pas dy fitoreve radhazi.
Nga ana tjetër, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari i parë që ka shënuar në të gjitha turnetë e mëdha të futbollit, tri Kampionatet e fundit Evropiane dhe tri Kupat e Botës së fundit.