Pikë e madhe për danezët
Danimarka ka fituar një pikë të madhe në përballje me Anglinë, duke luajtur baras (1:1), në takimin e xhiros së dytë të Grupit C të Kampionatit Evropian në futboll, që po mbahet në Gjermani.
Fillimi i takimit ishte i baraspeshuar dhe pa ndonjë rast por nuk shkoi shumë kohë dhe bie goli.
Në minutën e 18-të, një gabim i danezëve, Harry Kane nga afërsia shënoi në këndin e djathtë, 0:1.
Danimarka - Anglia 1:1
Stadiumi "Deutsche Bank Park" në Frankfurt.
Gjyqtar: A. Soares Dias (Polonia)
Shikues: 47.000.
Shënues: Hjulmand (34') - Kane (18').
Kartona të verrdhë:Vestergaard, Maehle, Norgaard - Gallagher,
Danimarka: Schmeichel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Maehle, Hjulmand (Norgaard. 82'), Höjbjerg, Kristiansen (Bah 57'), Eriksen (Skov Olsen 82'), Wind (Damsgaard 57') dhe Höjlund (Poulsen 67').
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Alexander-Arnold (Gallagher 54'), Rice, Saka (Eze 69'), Bellingham, Foden (Bowen 69') dhe Kane (Watkins 69').
Danezët shtrojnë lojën e tyre e cila dha frytet e saja.
Në minutën e 34-të, Morten Hjulmand mori një top e nga rreth 26-27 metra goditi fuqishëm dhe në këndin e poshtëm të djathtë, topi prek shtyllën e futet në rrjetë, 1:1.
Në minutën e 56-të, fat i madh për danezët. Phil Foden ka dërguar një goditje të furishme nga rreth 20 metra e përtoke por shtylla e majtë pingule ia mohoi golin.
Bellingham i vetmuar por nuk e mposhti portierin danez Schmeichel pikërisht në minutën e 71-të.
Në minutën e 73-të, danezi Eriksen nga 30 metra gati shtangu anglezët, por portieri Pickford mezi e ndal goditjen e tij.
Anglia kryeson me 4 pikë në Grupin C, pasojnë Sllovenia me 2, Danimarka 2 dhe Serbia 1 pikë.
Më 25 qershor, Danimarka takohet me Serbinë (21.00) dhe Anglia me Slloveninë (21.00).