Tirana do të nisë rrugëtimin e Conference Leagues me Torpedo Kutaisin e Gjeorgjisë. Në turin e parë, bardheblutë u shortuan si favortë.
Dhe pse në të dytin nuk ishin të tillë, nëse Tirana do të kalojë Omonian si kundërshtar, atëherë për turin e tretë do të kthehet sërish në vazon e favoritëve. Kjo është një mundësi e artë për bardhblutë që të kapin “Play Off”.
Grupet e Conference League do të jenë më afër se kurrë për Tiranën, nëse këto të fundit fitojnë ndaj Torpedos dhe Omonias. Puna për sezonin e ri nisi në fillimin e qershorit.
Kujtojmë se takimi i parë më Torpedon luhet më 11 korrik në Gjeorgji. I kthimit do të jetë 1 javë më vonë në “Air Albania” ku do të vendoset dhe kualifikimi.