Shpëtim Duro zgjedh ish-mbrojtësin e Kombëtares si krah të djathtë!
Debatik Curri është prezantuar së fundmi si zëvendëstrajner i Suharekës. Kështu ish-mbrojtësi i Kombëtares do të jetë krahu i djathtë i Shpëtim Duros.
Curri pas karrierës së futbollist ka qenë dhe zëvendëstrajner apo trajner te Prishtina.
Kjo do të jetë eksperiencë e tij e dytë në këtë fushë.
Kujtojmë se klubi nga Suhareka është pjesë e Superligës së Kosovës këtë sezon. Klubi ka bërë disa ndërhyrje ku synon Europën për edicionin e parë.