Italia me fat që nuk pësoi humbje më të thellë
![](/media/botasot.info/images/2024/June/20/auto_341718916689.jpg)
Spanja ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj kampionit në fuqi të Evropës, Italisë.
Spanja shkëlqeu me lojë dhe krijoi një mori raste, por Italia ka qenë më fat që nuk ka pësuar humbje të thellë në xhiron e dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian.
Spanjollët dominuan takimin, ndërsa sulmi i italianëve nuk ishte në nivelin e detyrës.
Spanja - Italia 1:0
Stadiumi "Veltins Arena" në Gelsenkirchen.
Shikues: 50.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia)..
Shënues:Calafiori (55').
Kartona të verdhë:Rodri, Normand, Carvajal - Donnarumma, Cristante .
Spanja: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz (Merino 90+4'), Pedri (Baena 71'), Lamine Yamal (Torres 71'), Morata (Oyarzabal 78'), dhe Williams (Perez 78')
Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco , Barella, Jorginho (Cristante 46'), Frattesi (Cambiaso 46'), Lo. Pellegrini (Raspadori 82'), Chiesa (Zaccagni 64) dhe Scamacca (Retegui 64').
“Furia e Kuqe” siguroi biletën për në të tetën e finales.
Në minutën e 2-të, Pedri nga afërsia humb një rast ideal, goditja e tij me kokë u ndal nga portieri Donnarumma.
Në minutën e 10-të, Morata i shpejt, krosoi bukur por Williams me kokë i pafat, goditi jashtë shtyllës së majtë të Italisë.
Yamal në minutën e 24-të bëri sllallom dhe topi deri të Morata dhe ky nga këndi i vdekur nuk shënoi në portën italiane, goditja e tij qëlloi në këmbë portierin.
Në minutën e 25-të, Ruiz nga rreth 25 metra dërgoi një projektil, Donnarumma si hero grushton topin në korne.
Në minutën e 52-të, Pedri dështoi nga një potë e qind për qindtë.
Ofensiva e Spanjës dha fryt në minutën e 55-të, Riccardo Calafior shënoi autogol, 1:0.
Në minutën e 60-të, Yamal, një talent i madh, dërgoi një supergoditje por për fat të Italisë, shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës së djathtë.
Fat i madh për italianët në minutën e 70-të, Williams i shpejt si rrufeja, goditi bukur por traversa aleat i Italisë.
Perez i Spanjës humbi dy raste ideale në fund të ndeshjes. Donnarumma reagon për mrekulli.
Spanja kryeson me 6 pikë në Grupin B, pasojnë Italia 3, Shqipëria 1 dhe Kroacia me 1 pikë.
Më 24 qershor do të takohen: Spanja - Shqipëria (21.00) e Italia - Kroacia (21.00).