Rrahman Kiçe nuk është më president i Lirisë, vendin e tij tashmë do e ketë Valon Osmani.
Liria nuk është pjesë e Superligës, pas një sezoni katastrofal, prizrenasit kanë bërë ndryshimet në bord, duke emëruar Osmanin në pozitën e presidentit të klubit.
Me rastin e marrjes së detyrës, Osmani ka folur për faqën zyrtare të Lirisë.
“Qëllimi ynë është puna e mirë në klub.
Presim bashkëpunim nga futbolldashësit dhe mbështetje nga qytetarët e Prizrenit,
Komuna e Prizrenit si dhe komuniteti i bizneseve, me punë dhe plane afatgjate do të synojmë të rikthejmë klubin në mesin e më të mirëve në vend”, ka deklauar pasi pranoi detyrën e re, Osmani”