Barazimi 2:2 ndaj Kroacisë i dha sinjale pozitive trajnerit Sylvinho. Madje për 70 minuta kuqezinjtë ishin në avantazh duke i shkuar pranë fitores së madhe.
Dhe pse u përmbysën 1:2 në minutën e 76', sinjale të mira erdhën më pas. Ishte Arbër Hoxha që me aktivizimin e tij pati ndikim në krahun e majtë të sulmit.
Mjaft tifozë e kërkojnë si startues. Diçka e tillë pritet të vijë në ndeshjen e fundit të grupit B kundër Spanjës.
Ky takim do të luhet më 24 qershor ora 21:00. Pikërisht në Dyseldorf do të vulosen fatet e këtij Europiani.