Geralb Smajli u largua nga Vllaznia pak ditë më parë.
Mbrojtësi në Superiore kishte disa interesime, por siç duket ka vendosur të vazhdojë karrierën larg kampionatit shqiptarë.
Mbrojtësi i kombëtares U-21 pritet të prezantohet te Ballkani.
Siç duket Ilir Daja ia ka dalë të bindë lojtarin që të transferohet te kampionët e Kosovës, ku zyrtarizimi i këtij operacioni është çështje orësh.
Kështu Daja lë “thatë” ekipe si Tirana dhe Partizani që e kishin në fokusin e tyre mbrojtësin. Smajli nga ky transferim çon në arkat e Vllaznisë 50 mijë euro si taksë formimi që Ballkani do i japë kuqebluve.
50 mijë euro për Vllazninë, lojtari i Kombëtares mbush arkën e shkodranëve
Një përforcim me shumë vlera për kampionët e Kosovës, me Dajën që përforcon mbrojtjen për rrugëtimin e tyre në Champions League, ku në turin e parë do të sfidojnë UE Santa Coloma më 9 korrik në orën 19:00..