Sllovakia kokulur
Ukraina ka shënuar fitore e parë dhe ka sjell gëzim të madh të populli i Ukrainës.
Ukraina e ka mposhtur me rezultat 2:1 Sllovakinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit E të Kampionatit Evropian.
Një fitore me përmbysje dhe duke hedhur pas shpine disfatën me 3:0 nga Rumania.
Sllovakia - Ukraina 1:2
Stadiumi "Merkur Spiel-Arena" në Dusseldorf.
Gjyqtar: M. Oliver.
Shikues: 45.000.
Shënues: Schranz (17') - Shaparenko (54'), Yaremchuk 80')..
Kartona të verdhë: Yaremchuk.
Sllowakei Dubravka - Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko (Obert 67') - Lobotka, Kucka, Duda (Benes 60'), Schranz (Sauer 84;), Haraslin (Suslov 67') - Bozenik (Strelec 60')..
Ukraina: Trubin - Tymchyk, Zabarnyi, Matviyenko, Zinchenko - Shaparenko (Talovierov 90+2'), Brazhko (Sydorchuk 85'), Sudakov, Yarmolenko (Zubkov 67'), Mudryk (Malinovsky 85') - Dovbyk (Yaremchuk 67').
Në minutën e 17-të, futbollisti Ivan Schranz nga afërsia shënoi me kokë për rezultatin 1:0.
Në minutën e 34-të, Ukraina në rast për gol por goditja e Oleksandr Tymchyk ndalet nga shtylla e djathtë e poshtme e Sllovakisë.
Futbollisti Zinchenko ka asistuar deri të Mykola Shaparenko i cili nga afërsia me goditje të saktë e ka barazuar rezultatin në minutën e 54-të.
Gëzim të Ukraina në minutën e 80-të, futbollisti Roman Yaremchuk nga afërsia e në pozitë të vështirë pothuajse nga këndi i vdekur, ka shënuar për epërsinë 2:1 në favor të Ukrainës. Kjo ishte paraqitje e 52 dhe goli i 16-të në fanellën e Ukrainës.
Rumania (një ndeshje më pak) kryeson me 3 pikë, pasojnë Ukraina me 3, Sllovakia 3 dhe Belgjika 0 pikë (një ndeshje më pak).