Për fitoren e arritur ndaj Italisë, kombëtarja spanjolle ka marrë përgëzime të veçanta nga Mbreti Felipe i Spanjës. Ai i ka uruar lojtarët për fitoren dhe kalimin në fazën e 16-shes në Euro 2024.
Mbreti Felipe i Spanjës ka takuar ekipin kombëtar, teksa i ka uruar futbollistët një nga një për fitoren e rritur ndaj Italisë.
Ai ka përgëzuar Nico Ëilliams, për paraqitjen e tij, i cili u shpall edhe futbollisti i ndeshje.
“Një mrekulli" i tha mbreti futbollitit. Të sikletosur disi futbollistët pasi ishin në dhomat e zhveshjes, mbreti Felipe e kaloi me shaka situatën dhe mbajti një fjalim të shkurtër për ekipin dhe stafin për kalimin në fazën e 16-shes në Euro 2024: "Shumë mirë. Ne duhej të fitonim, edhe pse me një autogol. Patëm kaq shumë raste. Ishte një ndeshje spektakolare".
Më pas ai përshëndeti të pranishmit një nga një, duke e komplimentuar në mënyrë të veçantë Lamine Yamal, duke e pyetur për moshën. "Gjashtëmbëdhjetë vjeç?" Tha mbreti Felipe, duke vënë duart në kokë, e duke bërë të habitur edhe pse me siguri që e dinte moshën e lojtarit.
Në fund, ai bëri shaka edhe me portierin, Unai Simon: “Sonte të lanë vetëm”, duke iu referuar faktit se Italia nuk krijoi asnjë rrezik në portën spanjolle.