Pikë e madhe për Holandën

Përballja e gjigantëve mes Holandës dhe Francës nuk solli fitues në ndeshjen e xhiros së dytë të Kampionatit Evropian.
Ndeshje e fortë deri në pikën e fundit por pa gola (0:0).
Të dy kombëtaret dhanë maksimumin por u ndanë të kënaqur me nga një pikë.
Holanda - Franca 0:0
Stadiumi "Red Bull Arena" në Leipzig.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shikues: 40.000.
Kartona të verdhë: Schouten.
Holanda: Verbruggen - Dumfries, de Vrij, van Dijk, Aké - Schouten (Veerman 73') , Reijnders, Frimpong (Geertruida 73'), Xavi Simons ( Wijnaldum73'), Gakpo - Depay (Weghorst 79{).
Franca: Maignan - Koundé, Upamecano, Saliba, Theo - Tchouameni, Kanté, Rabiot - Dembelé (Coman 75'), Griezmann, Thuram (Giroud 75').
Holanda dhe Franca treguan lojë me rivalitet të madh por sulmuesit nuk e patën mbrëmjen e tyre.
Franca u mundua maksimalisht por nuk e gjeti rrjetën.
Në minutën e 63-të, Tchouameni i Francës goditi me kokë por mbi portë.
Në minutën e 65-të, Griezmann pati rastin më të mirë por ka dështuar nga afërsia dhe fat i madh për Holandën.
Në grupin D, Holanda kryeson me 4 pikë sa ka edhe Franca, pasojnë Austria me 3 dhe Polonia me 0 pikë.