Ivan Balliu bën veprimin e çuditshëm

Futboll

Ivan Balliu bën veprimin e çuditshëm

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 23:26
Ivan Balliu

Ivan Balliu ishte një nga balotazhet e mëdha të Sylvinhos për krahun e djathtë të Kombëtares shqiptare.

Deri tani, është preferuar Elseid Hysaj i cili ka luajtur të dyja ndeshjet ndaj Italisë e Spanjës ku u bë protagonist për keq në secilën prej 4 golave të pësuar.

E rradhës dhe e fundit në grup është ndaj Spanjës ku fitorja na kualifikon thuajse 100% në fazën tjetër.

Ndeshje e veçantë për Balliun i cili ka lindur dhe është rritur në Spanjë dhe ka vendosur të ndajë 2 bileta falas për tifozët të cilët do të duhet ta fitojnë në një konkurs në Instagramin e tij.

“A dëshironi të vini në UEFA Euro 2024?

Është një ndeshje e veçantë për mua dhe dua të ndaj me ju 2 bileta për ndeshjen Shqipëri – Spanjë.

Më ndiqni në Instagram, pëlqeni foton dhe shkruani me kë do të vini dhe ne do të shpallin fituesin së shpejti. Fat të mbarë”, shkruan Balliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat