Struga Trim Lum prezanton mbrojtësin Ristevski

Futboll

Struga Trim Lum prezanton mbrojtësin Ristevski

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 00:15
Pamje nga prezantimi

Kire Ristevski është futbollisti më i ri që i bashkohet skuadrës kampione të Struga Trim Lum.

Bëhet fjalë për një futbollistë me një bagazh të madh pas vetes, që numëron mbi 350 ndeshje zyrtare dhe plotë 60 paraqitje me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën kishte debutuar 10 vite më parë.

Ristevski luan në qendër të mbrojtjes, ndërsa eksperienca e tij pa dyshim se do të shtojë konkurrencën në këtë vijë, e që realisht është shumë e madhe te skuadra strugane.

Ristevski së fundmi ishte pjesë e skuadrës qipriote të Ethnikos, ku regjistroi plotë 31 paraqitje, 3 gola dhe 2 asistime.

Si profesionist kishte nisur të luaj me Pelisterin, skuadrën nga vendlindja e tij, derisa në Maqedoni kishte luajtur edhe me Rabotniçkin.

I njëjti kishte provuar të luaj edhe në Shqipëri, Bullgari, Qipro dhe Hungari, aty ku edhe kishte kaluar momentet më të mira të karrierës, si pjesë e dy skuadrave të njohura, Vashash dhe Ujpesht.

Me Kire Ristevskin drejtuesit e Struga Trim Lum kanë firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti me fanellën e Struga Trim Lum u prezantua në shoqërim të Zv.Presidentit, Lum Qyra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat