Neuer frenon entuziazmin të Gjermania

Futboll

Neuer frenon entuziazmin të Gjermania

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 11:13
Manuel Neuer

Gjermania u bë e para Kombëtare që siguroi kualifikimin në 16 skuadrat më të mira në Euro 2024.

Nisja fantastike ka krijuar entuziazëm te tifozët, por kapiteni Manuel Neuer e di mirë se sa e vështirë është të mbërrihet te fitorja e trofeut.

Atmosferën e mrekullueshme po e shijon, ama portieri gjerman bën thirrje që të qëndrohet me këmbë në tokë. Sepse rrugëtimi deri në finale është plot kurthe.

“Berlini është një qytet i bukur dhe stadiumi është madhështor. Të gjithë jemi të lumtur dhe është bukur të shohësh kaq shumë entuziazëm nga tifozët.

Gjithsesi, fitimi i Europianit është një mision shumë i vështirë. Duhet të marrim seriozisht çdo kundërshtar“, u shpreh Neuer.

Skuadra e Julian Nagelsmann sfidon të dielën Zvicrën (21:00), duel ku mjafton barazimi për të siguruar kreun e grupit A.

Finalja e madhe e Gjermani 2024 do të zhvillohet në datën 14 korrik në “Olympiastadion” të Berlinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat