Spalletti dhe Gravina, kokë më kokë pas “shuplakës” me Spanjën

Futboll

Spalletti dhe Gravina, kokë më kokë pas “shuplakës” me Spanjën

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 11:22
Spalletti

Humbja ndaj Spanjës ka lënë gjurmë në Itali dhe tashmë trajneri Luciano Spalletti duhet të zgjidhë disa çështje, duke filluar nga “regjisori” i mesfushës.

Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, trajneri pas stërvitjes në mëngjes, mbas Spanjës, i dha skuadrës axurre gjysmë dite pushimi për të lehtësuar tensionin e dukshëm.

Kolapsi ndaj Spanjës ka peshuar shumë te kampionët e Europës në fuqi. Një shuplakë e rëndë për Italinë, e cila nuk e përballoi dot goditjen ndaj Spanjës dhe tani po “lëpin plagët”, po mendon për të ardhmen me disa dyshime.

“Pas humbjes, përballë 80 picave të vogla, shumë prej të cilave u konsumuan nga delegacioni italian që kthehej në hotel nga Gelsenkirchen, Spalletti bëri një bilanc të situatës me presidentin Gravina dhe dje, para stërvitjes, mbajti ekipin në kontakt. Fjalimi i tij analizë zgjat një çerek ore, iu kujtoi të gjithëve se “ne jemi Italia dhe duhet të kemi guxim".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat