Në shumë shtete të Evropës shquhen talentet shqiptarë në sportet të ndryshme, ndër ta është talenti nga Kosova, Dren Mazrekaj.
Djaloshi 17-vjeçar luan me sukses për skuadrën sllovene Pobrezhje U17 dhe U19.
Është prej mesfushorëve më të talentuar dhe që bën diferencën në fushën e lojës.
Mazrekaj ka synime të mëdha për të ardhmen.
Ëndrra e tij është që një ditë të jetë pjesë e Barcelonës, ndërsa idhull e ka Granit Xhakën, kapitenin e kombëtares së Zvicrës.
Dren Mazrekaj
Mazrekaj tha se punon me zell të shtuar, me synime të qarta, që një ditë të jetë pjesë e ekipeve të mëdha evropiane.
“Bota sot”: Si iu lindi dashuria për futbollin?
Dren Mazrekaj: Dashuria për futbollin lindi qysh kur isha 6-7 vjeç duke luajtur në shkollë me shokët, dhe pasi që prindërit e mi e pan talentin tim me dërguan të ish shkolla e futbollit FC Besa U9 e nga aty nuk jam ndalur.
“Bota sot”: Jeni pjesë e skuadrës Pobrezhje nga Maribori, si ndjeheni në këtë ekip?
Dren Mazrekaj: Tash e një vit jam pjesë e ekipit slloven NK Pobrezhje ku dhe stafi i trajnerëve me pritën shumë mirë qysh në stërvitjen e parë dhe aty e pan talentin tim dhe ndihem i lumtur këtu.
“Bota sot”: Nga cili futbollist frymëzohesh më shumë?
Dren Mazrekaj: Mesfushori me i mirë për mua pa dyshim është Granit Xhaka. Unë e shikoj shumë Xhakën, shikoj lëvizjet me top e pa top si luan e si pason, dhe si shikon të gjitha, unë frymëzohem të Xhaka.
“Bota sot”: A i frikësoheni konkurrencës?
Dren Mazrekaj: Konkurrenca është e madhe këtu në Slloveni, ka shumë lojtar të talentuar e të mençur, por meqë e di kapacitetin tim nuk frikësohem nga konkurrenca.
“Bota sot”: Cilat nga ekipet është rivali më i madh i Pobrezhjes në kategorinë tuaj?
Dren Mazrekaj: Rivali me i madh këtu në Maribor për ekipin tim Pobrezhje është NK Kovinar që mund të themi “El Classico” më e mirë.
“Bota sot”: Nëse nesër keni ofertën për të zgjedhur, do t’i mbroni ngjyrat e kombëtares së Kosovës, Shqipërisë apo të Sllovenisë?
Dren Mazrekaj: Meqë jam lindur dhe rritur në Kosovë do të thosha për Kosovën por nëse do te ishte nevoja pse jo edhe për Shqipërinë.
“Bota sot”: Sa e keni mbështetjen e prindërve?
Dren Mazrekaj: Qysh në moshën 6-7 vjeçare kam pasur përkrahje nga te dy prindërit dhe vazhdon përkrahja çdo ditë e më shumë.
“Bota sot”: Sa mund të përcillni futbollin e Kosovës?
Dren Mazrekaj: Futbollin e Kosovës e përcjelli pak por kohën e fundit kam përcjellë njëri prej lojtarëve apo mesfushorëve më të mirë në Superligën e Kosovës, është Etnik Brruti (lojtar i Malishevës).
“Bota sot”: Si e sheh Evropianin në Gjermani, cila kombëtare është më afër titullit?
Dren Mazrekaj: Evropian më i mirë që kam parë ndonjëherë duke parë edhe Shqipërinë se çfarë loje po bën, gëzohem. Me afër titullit besoj është Anglia duke parë çfarë lojtarësh ka.
“Bota sot”: Cilin ekip e keni për zemër e cilin futbollist idhull?
Dren Mazrekaj: Ekipi im i preferuar është Barcelona që ëndërroj të jem pjesë e Barcelonës. Idhulli im është Granit Xhaka.
“Bota sot”: A keni oferta nga klube tjera?
Dren Mazrekaj: Kam disa oferta nga disa klube këtu në Maribor por për momentin pres nga disa ekipe me serioze në Europë.
“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja?
Dren Mazrekaj: Synimet e mija janë që të mos ndalem së punuari, të vazhdoj me punën që jam duke e bërë, të jem futbollist profesionist e të luaj në një skuadër të madhi si Barcelona e disa tjera.