Ish - futbollisti i Tiranës firmos me kampionët

Futboll

Ish - futbollisti i Tiranës firmos me kampionët

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 12:26
Kire Ristevski

Struga është kampionia në fuqi e Maqedonisë, teksa po përgatiten për kualifikueset e Ligës së Kampioneve.

Për këtë gjë, edhe ekipi maqedonas duhet të bëjë përforcime të shumta në merkaton e verës, që të ketë një organikë sa më të plotë dhe të mund të kaloj sa më shumë ture në Europë.

Struga ditën e sotme bën me dije se ka transferuar mbrojtësin e kombëtares maqedonase, Kire Ristevskin.

33-vjeçari ka zhvilluar 60 ndeshje me ekipin përfaqësues gjithashtu ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin 2014/2015.

Klubi e ka bërë të ditur njoftimin nëpërmjet një postimi në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat