Në konferencën e sotme për shtyp përpara gazetarëve u paraqit Aimerik Laport.
Mbrojtësi i Al Nassr preku disa argumente, por u ndal më gjatë pas kureështjes së gazetarëve mbi formën e tij.
“Mendoj se ka shumë pak informacion sa i përket Ligës Saudite të Futbollit. Atje stërvitem mirë dhe mendoj se jam pjesë e një kampionati kompetitiv.
Fakti që zgjodha të jem pjesë e një klubi saudit nuk ka ndikuar për keq në formën time dhe nuk besoj se do të jetë problem në ecurinë e Spanjës në Europian.
Ndihem mirë dhe i gatshëm për ndeshjen me Shqipërinë”, tha Laport.