Mamardashvili - trim i ndeshjes
Portieri Mamardashvili është figura kryesore e kësaj ndeshje dhe më i merituari që Gjeorgjia mori pikë në përballje me Republikën e Çekisë.
Ballafaqimi mes Çekisë dhe Gjeorgjisë ka përfunduar me rezultat 1:1 në kuadër të F të Kampionatit Evropian.
Ky barazim në një mënyrë i shkon përshtati kombëtares së Shqipërisë.
Gjeorgjia - Çekia 1:1
Stadiumi "Volkspark" në Hamburg.
Shikues: 45.000.
Gjyqtar: D. Siebert (Gjermania).Shënues: Mikautadze (45+3') - Schick (55')
Kartona të verdhë: Kashia, Lobjanidze, Mekvabishvili, Kochorashvili - Coufal, Provod, Jurasek, Holes, Soucek..
Gjeorgjia: Mamardashvili – Kvirkvelia (Gvelesiani 82'), Kashia, Dvali, Kakabadze, Tsitaishvili (Lochoshvili 62') - Davitashvili (Chakvetadze 63'), Mekvabishvili (Kvilitaia 88'), Kochorashvili - Mikautadze, Kvaratskhelia (Lobjanidze 82').
Çekia: Stanek - Holes, Hranac, Krejci - Coufal, Provod (Barak 82'), Soucek, D. Jurasek (Sevcik 82')) - Cerny (M. Jurasek 55), Schick (Chytil 68'), Hlozek (Lingr 63').
Në minutën e 3-të, Çekia kërcënoi portën e Gjeorgjisë. Tri raste për një minutë. Portieri Mamardashvili është në nivelin e lartë. I pari gjuajti Adam Hlozek pastaj edhe Schick së fundi Cerry.
Në minutën e 45+3-të, penallti për Gjeorgjinë pasi u shikua nga sistemi VAR, Mikautadze shënoi nga penalltia për 1:0.
Në minutën 45+4' portieri i Gjeorgjisë ka shpëtuar gol të sigurt, ndali gjuajtjen e Patrik Schick.
Në minutën e 59-të, Çekia ka barazuar rezultatin 1:1. Futbollisti Patrik Schick nga afërsia ka shënjuar pasi topi u kthye nga shtylla e djathtë pingule.
Mojmir Chytil në minutën e 77-të nga një pozitë e mirë nuk shënoi në portën e Gjeorgjisë.
Në minutën e 78-të, Ling nga rreth 15 metra goditi bukur por nuk mposhtet portieri gjeorgjian.
Në minutën e 90+5, Lobjanidze humbi rastin më të mirë kur doli i vetëm e gjuajti mbi portën e Çekisë.
Pas xhiros së dytë, Çekia renditet në vend të tretë me 1 pikë sa ka edhe Gjeorgjia në fund.
Më 26 qershor do të takohen: Gjeorgjia - Portugalia (21.00) e Çekia - Turqia.