Portugalia lider i grupit
Portugalia me lehtësi e ka mposhtur Turqinë me rezultat 3:0, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit F në Kampionatin Evropian në futboll.
Portugalia ka siguruar kalimin në të tetën e finales, ndërsa Turqia tani nuk e ka qetësinë pas kësaj humbje.
Në minutën e 22-të, Bernardo Silva nga afërsia ka dërguar goditje të fortë duke shënuar për 1:0.
Turqia - Portugalia 0:3
Shënies: Silva (22'), Akaydin (29'-autogol), Fernandes (56').
Kartona të verdhë: Bardakci, Akaydin, Celik - Leao, Palhinha.
Turqia: Bayindir - Celik, Akaydin (Demiral 79'), Bardakci, Kadioglu - Calhanoglu, Ayhan (Yuksek 59'), Akgün (Gule 70'), Kökcü (Yazici 46'(, Aktürkoglu (Yildiz 59') - Yilmaz.
Portugalia: Diogo Costa - Joao Cancelo (Semedo 65'), Ruben Dias, Pepe (Antonio Silva 83'), Nuno Mendes - Joao Palhinha (Neves 46'), Bruno Fernandes, Vitinha (Neves 88') - Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Rafael Leao (Neto 46').
Në minutën e 29-të, Gabim trashanik, Samet Akaydin duke tentuar ta kthejë topin deri të portieri, për fat të keq të tij, nuk e ka vërejtur si duhet dhe ka shënuar autogol, 2:0.
Në minutën e 31-të, Kerem Akturkoglu depërtoi bukur por goditja e tij nga afërsia mezi u ndal nga portieri portugez.
Cristiano Ronaldo në minutën e 56-të nuk u tregua egoist, asistoi deri të Bruno Fernandes he ky shënoi për 3:0.
Portugalia kryeson me 6 pikë, pasojnë Turqia me 3, Çekia renditet në vend të tretë me 1 pikë sa ka edhe Gjeorgjia në fund.
Më 26 qershor do të takohen: Gjeorgjia - Portugalia (21.00) e Çekia - Turqia.