Llapi i Podujevës vazhdon të përforcohet për edicionin e ri dhe garat evropiane.
Siç dihet Llapi do të garojë në Europa League.
Skuadra llapjand do të ndeshet me fituesin e Kupës së Polonisë, Wisla Krakow.
Taulant Lutfiu i bashkohet Llapit.
“Klubi Futbollistik Llapi komunikon marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin Taulant Lutfiu.
23-vjeçari bashkohet me klubin pas eksperiencave disa vjeçare në Zvicërr, teksa formimin si futbollist e ka pasur në klubet si: Meyrin FC, Urania Genève Sport, FC Versoix.
Lutfiu do jetë i projektuar për të ardhmen e klubit si futbollist perspektiv”, njofton KF Llapi.