Federata e Futbollit të Kroacisë është dënuar nga UEFA për sjelljen e tifozëve në ndeshjen Kroaci – Shqipëri në Euro 2024, në Hamburg më 19 qershor.
Tifozët kroat ndezën mjete piroteknine dhe hodhën sende në fushën e lojës, ç’ka është në kundërshtim me rregulloren e UEFA-s. ‘Fatura’ e këtyre sjelljeve do të jetë 28 mijë euro për Federatën kroate.
Kujtojmë që edhe FSHF u dënua për të njëjtën arsye në ndeshjen ndaj Italisë e duhet të paguajë 37 mijë euro gjobë. Ndërkohë, që vijon hetimi për koret e Mirlind Dakut pas ndeshjes me Kroacinë.
Nga ana tjetër, është Federata e Kosovës që ka bërë një ankesë në UEFA për thirrjet nacionaliste të serbëve kundër shqiptarëve, por ende s’ka një vendim përfundimtar.