Ylli i Shqipërisë, Jasir Asani ka thënë se këpucët që ai po i përdor në ndeshjet e Kampionatit Evropian Euro 2024 janë më të famshme se vetë ai.
Asani zbuloi historinë që qëndron prapa këpucëve që ai po i vesh, të cilat janë me një dizajn të filmit të animuar Super Mario.
“Këto këpucë i kam bërë gjashtë apo shtatë muaj më parë, por i kam mbajtur për një rast të veçantë. Nuk i kam përdorur kundër Italisë, ndaj më është dashur t'i përdor kundër Kroacisë.
Doja të kisha një dizajn qesharak, kështu që zgjodha Super Mario. Ndoshta këpucët e mia janë më të famshme në EURO se unë tani”, tha Asani.